INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohet Lulzim Basha? Ja letra nisur ministrit të Brendshëm

Kërcënohet Lulzim Basha? Ja letra nisur ministrit të Brendshëm

Publikuar më: 11:11 17-06-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka komunikuar truprojës së Lulzim Bashës se kryetari i opozitës është i kërcënuar.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një letre që i ka nisur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, që për procedurën që ka ndjekur Lleshaj, ngre pikëpyetjen nëse ministri i Brendshëm po i bën shantazh Bashës. Sipas PD, Lleshaj ka takuar truprojën e Lulzim Bashës dhe e ka lajmëruar për një rrezik mbi kreun e opozitës, në një kohë që procedura ligjore është ndryshe.

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj cështjeje, përforcohet dyshimi se qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të opozitës.

kercenohet_lulzim_basha.jpeg

kercenohet_lulzim_basha_2.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998