INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohet me jetë deputetja shqiptare, ja mesazhet [FOTO]

Kërcënohet me jetë deputetja shqiptare, ja mesazhet [FOTO]

Publikuar më: 15:36 30-04-2017

Deputetja e Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, është kërcënuar në rrjetet sociale nga dhjetra ekstremistë maqedonas, pas deklaratave të saj për shqiptarët e Maqedonisë dhe incidentit barbar në Kuvendin Maqedonas ku u dhunuan disa politikanë.

Doda ka postuar mesazhet kërcënuese dhe fyese që kanë shkuar në postën e saj elektronike në Facebook, duke shkruar se po i publikon mesazhet tepër fyese për të treguar se çfarë janë të detyruar të durojnë shqiptarët e Iliridës, kur ekstremistët maqedonas arrijnë të kërcënojnë një politikan shqiptar që është qindra kilometra larg.

“Të dashur miq! Kam marrë dhjetra mesazhe kërcënimi e sharjesh të padëgjuara më parë në adresën time sa herë kam folur për çeshtjen e shqiptarëve të Iliridës. Po sjell përpara jush vetëm disa prej tyre që janë në anglisht sepse ka me qindra në gjuhën e maqedonsve dhe këtë po e bëj për një arsye të vetmë.

Kur këto guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit te tyre, mendoni se çfare presioni dhe dhune jane te detyruar te durojne shqiptaret e Ilirides atje nga kafshe mbushur me urrejtje dhe dhune.

Sa per dijenine tuaj shprehje te tilla dhune ekstreme nuk bejne asgje tjeter perveçse me bindin ne drejtesine e kauzes se shqiptareve te Ilirides”, shkruan Doda.

mesi.jpg

mesi2.jpg

mesi3.jpg

 

mesi4.jpg

 

mesi5.jpg

 

mesi6.jpg

 

mesi7.jpg

 

mesi8.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0053369998931885