INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohet me jetë gjyqtarja që dënoi Nikolla Gruevskin

Kërcënohet me jetë gjyqtarja që dënoi Nikolla Gruevskin

Publikuar më: 10:43 08-06-2018

Gjyqtarja e cila e dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vite burg, është vënë në mbrojte të policisë. Ajo po ruhet 24 orë nga forcat e sigurisë. E gjithë kjo ndodhi për shkak të kërcënimeve për jetë që Dobrilla Kacarska, ka marr, pas shpalljes së vendimit për ish-kreun e qeverisë maqedonase. TV24 raporton se janë angazhuar njësi speciale për të mbrojtur edhe disa gjykatës tjerë të cilët kanë në duar dosjet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski u shpallë fajtor për atë që njihet si rasti “Tanku” dhe u dënua me 2 vite heqje lirie, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Gjoko Popovski, me 6 vite e 6 muaj burgim. Gruevski, Popovski dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, u akuzuan për blerjen e paligjshme të një makine tip “Mercedes”, që do të përdorej për nevojat e kësaj Ministrie dhe të kryeministrit. Makina në fjalë, sipas medieve vendase, është blerë 600 mijë euro. Ndërsa për dy zyrtarët u dha vendimi për Jankullovskën procedura është ndarë më vete për shkak të shtatzënisë së rrezikshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881