INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuti me gjak dhe plumba. Kërcënohet me vdekje ministri grek Kotzias

Kuti me gjak dhe plumba. Kërcënohet me vdekje ministri grek Kotzias

Publikuar më: 11:12 28-06-2018
Ministri i jashtëm i Greqisë Kotzias, është kërcënuar sërish me vdekje. Në intervistë për radio ’24/7 Athinë’, ministri ka sulmuar opozitën greke për retorikën e urrejtjes, që sipas tij po ushtron në negociatat e fundit me Shkupin dhe ndaj qeverisë greke.
“Kam marrë kuti me gjak dhe plumba. Ku është Prokurori? Nuk po shoh asnjë njeri që të reagojë. Kam gjetur numrat, adresat dhe emrat e njerëzve që më kërcënojnë me telefon. Autoritet thjeshtë bëjnë rekomandime. E gjitha kjo më kujton periudhën e viteve '63-'65’. Kemi një devijim të gjuhës së urrejtjes. A ka ndonjë prokuror që shqetësohet?" ka thënë  ai.
Në intervistën për radion greke, kryediplomati i shtetit helen ka thënë se ka marrë rreth 800 letra me kërcënime, ndërkohë që ende nuk është marrë asnjë masë nga Prokuroria. Duke iu referuar tubimeve kundër marrëveshjes me Maqedoninë, Ministri i Jashtëm tha se shumë njerëz që protestojnë, kanë qëllime të mira,  por duhen dënuar slogane të tipit "Na sillni armët të marrim Shkupin! Pyetjes pse nuk ndërhyn prokurori, ai i përgjigjet se opozita nuk e ka dënuar një gjë të tillë. I pyetur për skenarët e apologjive, zoti Kotzias iu referua publikimit të fundit në llogarinë e tij personale, ku shkruante se "ekziston një sistem oligarkesh që mbështet ngjarjet e viteve '65". Kotzias  kërkoi ndërhyrjen e prokurorëve, duke u shtuar: "Disa duan të rrëzojnë qeverinë dhe disa t'i ushqejnë ". 
 
Article Logic
Execution time: 0.003230094909668