Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” dhe gazetari Ylli Rakipi është kërcënuar për jetën.
Këto kërcënime gazetarit i kanë shkuar në forma të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.
Lidhur me këto kërcënime gazetari u është drejtuar organeve kompetente.