...megjithatë ajo ka vendosur t'i shkojë deri në fund!
Roza gjithnjë është dalluar për tipin e saj të guximshëm dhe e tillë është treguar edhe në rastin e fundit. Moderatorja e "Hangover" ka ngritur zërin për pronarin e një dyqani kafshësh në Tiranë për shëndetin e të cilëve nuk kujdesej fare, madje mund të quhet keqtrajtim. Roza e paraqiti situatën e një qenushi shumë të sëmurë në Instastorie-n e saj dhe menjëherë ka marrë mesazh kërcënues nga pronari i dyqanit, Tani i cili i drejtohej me fjalët: Tani jam. Tani e tutje ke pune me mua”. Por Roza nuk dorëzohet.
Shumë persona janë ankuar për të njëjtin pronar të cilët pasi i kanë blerë kafshët në dyqanin e tij, iu kanë ngordhur shumë shpejt për shkak të lisë së qenve e cila është sëmundje e pashërueshme dhe transmetohet lehtë nga qeni në qen. Por Roza ka edhe prova të tjera si dhe ka vendosur t'i futet rrugës ligjore. Ajo po mbledh shumë raste të ngjashme për t'i mbledhur si prova, të cilat dërgohen në adresën e emailit: [email protected]