INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënoi me jetë dhe dhunoi fizikisht Arbenitën, arrestohet Fero: 'Do të të vras nëse ma merr vajzën'

Kërcënoi me jetë dhe dhunoi fizikisht Arbenitën, arrestohet Fero: 'Do të të vras nëse ma merr vajzën'

Publikuar më: 15:27 12-07-2023

Arrestohet reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artisik Fero, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit në Gjilan.

Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.

Burimet për gazeta ‘Sinjali’, raportojnë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjetoi me të dyshuarin dhe vajzën e tyre e më pas kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168