INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënoi me sulme Ballkanin vritet në Siri xhihadisti shqiptar

Kërcënoi me sulme Ballkanin vritet në Siri xhihadisti shqiptar

Publikuar më: 16:52 11-09-2017

Mediat zvicerane raportojnë se një xhihadist shqiptar nga Maqedonia është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në maj të këtij viti në Siri. Shqiptari Orhan Ramandani 26-vjeç nuk është një emër i panjohur pasi, me parë ka kërcënuar myslimanët në Ballkan, dhe është shprehur se dëshiron te kthehet në Zvicër me ushtrinë e Shtetit Islamik.  Ramadani ishte njëri nga terroristët e organizatës së ashtuquajtur “Shteti Islamik”, i cili ka qëndruar në Zvicër, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”. Ai ishte me prejardhje nga Maqedonia ndërsa ka jetuar edhe në Zvicër, konkretisht në Dübendorf të Kantonit të Zyrihut. Shqiptari ka pasur lidhje edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it etj. Gazeta përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera.

topelement.jpg

Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur të bëhej shef i shërbimit informativ të ISIS-it për rajonin e Ballkanit. Ndërsa sipas Koalicionit anti ISIS, të udhëhequr nga amerikanët, Orhan Ramandani i mbiquajtur edhe si Daniel al-Albani, kishte planifikuar nga Siria sulme terroriste jashtë vendit, mes tjerash edhe në Evropë. Shqiptari ishte zhdukur nga Zvicra në vitin 2014, ndërsa pas një viti ishte paraqitur në një video propagandistike të ISISI-it. Kur, gazeta “SonntagsZeitung”, në vitin 2015 kishte bërë hulumtimin e parë lidhur me këtë problematikë, R. e kishte konfirmuar faktin se kishte qëndruar një kohë në Zvicër. Në këtë kontekst ai kishte shkruar se donte të kthehej sërish në Zvicër, por me ushtrinë e ISIS-it. Në Siri, Orhan Ramadani kishte luftuar në njësitin e njëjtë kua kanë bërë pjesë edhe Valdet Gashi (ish kampion thaiboksi) dhe Christian-i, një zviceran i konvertuar në islam, të dy nga Winterthur-i i kantonit të Zyrihut. Më tej gazeta e përmendur merret me ambientin prej nga rrjedhin xhihadistët që shkojnë nga Zvicra në “luftën e shenjtë” në Siri dhe në Irak. Ata janë me shumicë dërmuese me prejardhje nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja. Orhan. R. u vra më 21 maj nga një sulm ajror pranë qytetit sirian Mayadin në luginën e Eufratit. Megjithatë, Aleanca e e bëri të ditur këtë lajm në gusht.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209