Policia ka vënë në pranga gjatë ditës së sotme një 35-vjeçar pasi ka kërcënuar prindërit e tij me vrasje.
Burime nga policia thanë se dy ditë më parë në orën 13:15, është ndaluar Ilir Duro, 35 vjeç banues në fshatin Piskovë.
Arrestimi i tij është bërë sepse gjatë orës 08:00, ka kanosur me sopatë dy prindërit dhe ka thyer xhamat e lokalit që ka në pronësi.