INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënoi prokurorin, arrestohet deputeti Milaim Zeka

Kërcënoi prokurorin, arrestohet deputeti Milaim Zeka

Publikuar më: 11:56 26-09-2018

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka është arrestuar të mërkurën në mëngjes. Arrestimi i Zekës është kryer pasi një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka lëshuar urdhër ndalim për të. Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, i cili ka konfirmuar ndalimin e deputetit Milaim Zeka. ‘Një prokuror ka lëshuar urdhër ndalesë për deputetin Milaim Zeka, i njëjti është arrestuar sot në mëngjes’-tha Lutfiu. Ndërsa Zv.kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Ibrahim Berisha ka bërë të ditur se deputeti Zeka po merret në pyetje, dhe se i mbetet prokurorit përgjegjës të merret me hapat e mëtjeshëm.
Zeka është ndaluar pasi ka kërcënuar prokurorin që po merret me çështjen e hapur ndaj tij, pasi është akuzuar për mashtrim të qytetarëve. Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 ka thënë se do të qëroj hesapet me prokurorin.
‘Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave’, ka thënë Zeka në një emision në T7.
Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443