INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënoi se do hidhet nga kulla, zbret pas 10 orësh gruaja në Kuçovë

Kërcënoi se do hidhet nga kulla, zbret pas 10 orësh gruaja në Kuçovë

Publikuar më: 19:10 02-11-2017

Një 40-vjeçare nga qyteti i Beratit ka kërcënuar që prej orës 9 të ditës së sotme se do të hidhet nga kulla e TEC-it në Kuçovë.

Vetëm pas 10 orësh ajo ka hequr dorë nga tentativa e saj pasi policia ,në bashkëpunim me një psikologe ka bërë të mundur bindjen e gruas.

Mësohet se gruaja eshte identifikuar si shtetasja Elona Bregu, 40 vjeçe, dhe thuhet se para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla.

Bregu është pastruese në Bashkinë e Kuçovës dhe ajo pretendon se është larguar nga puna.

Në një lidhje në Neës 24 bashkëshorti i Elonës u shpreh se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu. Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë. Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”.

Ndërsa një përfaqësues i Bashkisë së Kuçovës u shpreh se nuk bëhet fjalë për largim nga puna, por vetëm ristrukturim brenda institucionit. “Zonjës nuk i ka thënë njeri që do ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë”, tha përfaqesuesi i Bashkisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725