Një student egjiptian, Emadeldin Elsayed, ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërcënoi me vdekje kandidatin republikan për president, Donald Trump.
Një përfaqësues ligjor i 23-vjeçarit, Hani Bushra është shprehur se ndaj studentit nuk është ngritur asnjë aktakuzë, por autoritet kanë kërkuar që ai të largohet nga vendi.
Sipas BBC-së, Emadeldini që ndiqte mësimet në shkollën e pilotimit, postoi një foto të Donald Trump në “Facebook” dhe shkroi se bota do ta falënderonte atë nëse do të vriste miliarderin dhe se do ta bënte një gjë të tillë pavarësisht se do të duhej të kalonte pjesën tjetër të jetës në burg.
Aktualisht, 23-vjeçari gjendet në qeli në Kaliforni dhe është shprehur se nuk e kishte menduar vërtet. “Komentet në rrjetin social ishin shfryrje ndaj qëndrimit që Trump ka mbajtur ndaj emigrantëve”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, atij i është anuluar leja e qëndrimit dhe duhet të largohet nga SHBA-të deri më 5 korrik.