INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Kërcënon" Ali Ahmeti: Zgjedhje të reja nëse nuk pranohen kushtet tona

Publikuar më: 18:36 10-01-2017

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se nëse nuk pranohet platforma e përbashkët e partive shqiptare, nuk do të bëhet pjesë e qeverisë e se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. I ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, Ahmeti tha se ishte i hapur për opsionin e zgjedhjeve të reja.
“Gazetari: Jeni ju për zgjedhje të reja Z. Ahmeti ?. Pse jo. Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cili do subjekt”, tha Ahmeti.
Duket se lideri i BDI po i kthen përgjigje, Nikolla Gruevskit i cili dy ditë më parë kërcënoi BDI për t’u bërë pjesë e qeverisë. Ai ka paralajmëruar partinë e Ahmetit se do të rrezikohet në të ardhmen nëse refuzon partneritetin mes VMRO-së dhe BDI-së. Gruevski ka thënë se BDI duhet të rikujtojë sesi u bë pjesë e koalicionit në vitet 2008, 2011 dhe 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166