Komisioneri Hanh nuk i dha përgjigje konkrete se çfarë mendon në lidhje me rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi. Po indirekt la të kuptohet se mosmarrëveshjet do detyrojnë eurodeputetë që të mos zgjerojnë më BE-në. “S’është e përshtatëshme në këtë fazë të jap një përgjigje. S’bëj dot komente tani, po pa u zgjidhur mosmarrëveshjet dihet se nuk do të ketë zgjermi të BE, më shumë nga gjithçka na intereson një rajon i stabilizuar,” tha komisioneri për zgjerimin i BE-së gjatë konferencës në Durrës të Samit të Kryeministarve të Ballkanit.