INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënon Koreja e Veriut, raketa balistike bie në ujrat e Japonisë

Kërcënon Koreja e Veriut, raketa balistike bie në ujrat e Japonisë

Publikuar më: 09:54 03-08-2016

Korea e Veriut testoi një tjetër raketë balistike, e cila fluturoi për rreth 1000 km dhe ra në ujërat japoneze. Autoritetet japoneze dhe koreanojugore që konfirmuan lajmin thanë se raketë u lëshua nga brigjet lindore të Koresë së Veriut.

Vendit të izoluar komunist i është ndaluar nga OKB-ja që të zhvillojë teknologji bërthamore dhe balsitike raketash, por kjo nuk e ka ndaluar aspak dhe këto episode përbëjnë gjithnjë shkak për rritjen e tensionit në rajon. Korea e Veriut javë më parë u zotua për një përgjigje fizike ndaj sistemit mbrojtës raketor të SHBA-së në Korenë e Jugut dhe testimi i raketave balistike është pjesë e këtij kërcënimi.

Sipas komandës strategjike amerikane, Korea e Veriut lëshoi dy raketa, por njëra shpërtheu që në nisje dhe vetëm e dyta ra në det. Sipas Koresë së Jugut, testimi i vazhdueshëm i raketave balistike tregon ambiciet e veriut për të sulmuar vendet fiqnje. Më i ashpër reagimi japonez, për vetë faktin se raketa ra në ujërat e vendit të samurajve.

Kryeministri Shinzo Abe tha se Korea e Veriut përbën një kërcënim të madh për sigurinë japoneze dhe lëshimi i raketës është një akt dhune i pafalshëm. Sigurisht që testi balistik i Koresë së Veriut u dënua nga shumë aktorë të tjerë në rajon dhe botë, por kjo nuk do ta ndalë regjimin diktatorial të Kim Jong Unit të vazhdojë programin e tij, pavarësisht kërcënimeve nga perëndimi që deri tani janë vetëm masa në letër.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553