Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Donald Trump, tha se nëse Kina nuk do ta zgjidhe problemin e Koresë së Veriut, SHBA do ta bëje. “Kina ka ndikim të madh mbi Korenë e Veriut”, tha Trump për gazetën britanike Financial Times. “Nëse Kina nuk na ndihmon, nuk do të jetë mirë për askënd”, shtoi ai. I pyetur nëse mendon se mund të ketë sukses vetëm, Trump tha “plotësisht”. Trump, të enjten, do të presë në Florida presidentin e Kinës, Xi Jinping. Samiti i tyre dyditor padyshim do të përqëndrohet në Korenë e Veriut dhe programin e saj bërthamor. Kërcënimet dhe sanksionet kanë dështuar të pengojnë përpjekjet e Penianit për t’u bërë fuqi e armatosur bërthamore. Ekspertët amerikane paralajmerojnë se Koreja e Veriut po planifikon provën e gjashtë bërthamore. Ndërsa ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Niki Heili, tha se është koha që Kina “të ndaloje se bëri justifikime, duke thënë se edhe ajo është e shqetësuar”. Kina, e cila është aleatja e vetme ndërkombëtare e Koresë së Veriut, ka ndërmarrë disa veprime pas testeve të fundit bërthamore që ka bërë Peniani.