Gjatë takimit me Anën, Riniani ka zbuluar se në moshën 20-vjeçare ka punuar si striptist. "Do një kërcim? Nuk grisen këto pantallonat”, u shpreh ai.
Më pas Riniani i dhuroi disa momente kërcimi Anës. Deklarata e tij nxiti shumë reagime në studio.
Riniani tha se merrte 300 euro për një shfaqje. Ndërsa vajzat i bënë kërkesë që të bënte një performancë në studio, Riniani zgjodhi ta bënte me moderatoren e ditës, Ana Lleshin, e cila filloi të zhvishej pranë tij.