Gilberta dhe Iliri, çifti i parë i deklaruar në Për”Puthen +40 dolën të përputhur nga emisioni ditën e sotme. Tapet i kuq, lule, trëndafila e zemra, kështu u hap puntata e sotme e Për’Puthen në një ambient ndryshe. Gilbera dhe Iliri morën urime nga të afërmit e tyre përmes video mesazheve. Më pas Gilberta mori dhurata nga Iliri një buqetë me lule dhe një tortë.
Çifti i deklaruar në Për’Puthen +40 tregoi se sa shumë e duan njëri-tjetrin dhe morën urime nga të gjithë konkurrentët e tjerë.