INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kërcitja e dhëmbëve natën. Shenjë e bulizmit tek fëmijët 13-15 vjeç [VIDEO]

Publikuar më: 14:30 17-07-2017

Kërcitja e dhëmbëve te adoleshentët mund të jetë një shenjë se ata po dhunohen në shkollë, sugjeron një studim. Një shoqatë bamirëse e shëndetit oral tha se prindërit dhe shkollat duhet të jenë të vetëdijshëm për problemin, i cili gjithashtu mund të prek edhe të rriturit kur janë të stresuar dhe të shqetësuar. Studimi zbuloi se fëmijë e moshës 13-15 vjeçarë që kishin përjetuar ngacmime verbale në shkollë kishin pothuajse katër herë më shumë gjasa të vuanin nga kërcitja e dhëmbëve gjatë natës, sesa adoleshentët e tjerë. Kjo shifër është e barabartë me 65% në mesin e të rinjve të ngacmuar, krahasuar me 17% të rasteve tek nxënësit e tjerë. Studimi shqyrtoi përvojat e më shumë se 300 adoleshentëve në Brazil. Kërcitja  e dhëmbëve mund të çojë në dhimbje koke, në probleme me dhëmbët ndalimin e gjumit. Ky fenomen duket se është në rritje, thonë studiuesit. Bluarja e dhëmbëve në gjumë sipas ekspertëve është e dëmshme - por njerëzit shpesh nuk ishin në dijeni se po e bënin këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209