INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e aleatëve të Bashës, tyreza politike nuk e përjashton Ramën si kryetar i PS

Kërkesa e aleatëve të Bashës, tyreza politike nuk e përjashton Ramën si kryetar i PS

Publikuar më: 11:49 29-04-2019

Një ditë para se të ulen në tryezë me Presidetnin Ilir Meta, krerët e partive aleate të Lulzim Bashës zbuluan platformën e tyre thelbi i së cilës është takimi i dy palëve politike në një tyrezë. Ata kërkojnë nisjen e dialogut me ndërmjetësim të Ilir Metës por kushti është që Rama të mos ulet në tryezë dialogu si kryeministër, siç kërkon edhe PD. Por ata nuk e përjashtojnë Ramën nga një tyrezë e mundshme si kryetar i Partisë Socialiste.  “Ne kërkojmë që Presidenti, bazuar në kushtet si garantues i unitetit. Besojmë se procesi ku jemi futur po e çon kështu vendin në një konflikt që cenon unitetin e popullit. Edhe zoti Rama mund të ulet në tryezë institucionale si kryetar i PS. Kjo është krizë e thellë, që përgjegjësia është e kryeministrit, pavarësisht se ai është shkaktari. Lulzim Basha është shprehur që nuk është kundër dialogut, në çdo tryezë që ne jemi të barabartë si forca politike nuk ka asnjë pengesë, dhe besoj se ky do të jetë qëndrimi i opozitës së bashkuar", tha ai.  Por pavarsisht kësaj marrëveshjeje që ata duan të arrihet, aleatët nuk parashikojnë pjesëmarrje në zgjedhje lokale të 30 qershorit. "Ku do hymë në zgjedhje, nga penxherja do hymë në zgjedhje? Iku ajo punë, kjo është pyetje koti. Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati, iku kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD që nuk hyjmë në zgjedhje, dhe nuk e duam Ramën kryeministër. U dogjën mandatet, u dogjën zgjedhjet, nuk duam Ramën kryeministër”, tha kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Ndërkohë, në dokumentin që ata e quajnë Platforma për Marrëveshje Kushtetuese ata kërkojnë rivendosje të datës së zgjedhjeve lokale dhe parlamenare, nga një qeveri tranzitore. Kjo qeveri tranzitore, sipas Platformës, është e nevojshme të krijohet për 15 vjet, sa herë do ketë zgjedhje. Kjo marrëveshje e ofruar nga partitë e qendrës së djathtë parashikon mes të tjerash zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe bërjen e testit të drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët,një kërkesë kjo e hershme e PD.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758