INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e çuditshme e holandezit: Dua të jem ligjërisht 20 vjet më i ri

Kërkesa e çuditshme e holandezit: Dua të jem ligjërisht 20 vjet më i ri

Publikuar më: 11:06 08-11-2018

Emile Ratelband, 69 vjeç, dëshiron të ndryshojë ditëlindjen e tij nga data 11 mars 1949, më 11 mars 1969. "Ne jetojmë në një kohë kur mund të ndryshosh emrin tënd dhe gjininë tënde. Pse nuk mund të vendos për moshën time?" tha ai. Një gjykatë lokale në qytetin lindor të Arnhem pritet të vendosë mbi çështjen brenda katër javëve. Gjykata thuhet se është skeptike rreth rastit, duke besuar se nuk ka ndonjë mekanizëm ligjor që lejon një person të ndryshojë datën e lindjes. Por Ratelband argumenton se ai ndihet i diskriminuar për shkak të moshës së tij dhe se po prekte shanset e tij të punësimit dhe normën e tij të suksesit në aplikacionin e takimit, Tinder. " 69 vjeç, unë jam i kufizuar.

emilie_2.jpg

Nëse jam 49 vjeçe, atëherë mund të blej një shtëpi të re, të drejtoj një makinë tjetër, mund të marr më shumë punë," tha ai. "Kur unë jam në Tinder dhe them se jam 69, nuk marr përgjigje. Me moshën 49 vjeç, me pamjen që kam, do të jem në një pozicion luksoz". Ratelband më tej argumentoi se sipas mjekëve të tij ai ka trupin e një 45-vjeçari dhe e përshkroi veten si një "zot të ri". Ai gjithashtu tha se do të heqë dorë nga pensioni i tij nëse ndërron datën e lindjes. Kushtetuta e Holandës ndalon diskriminimin e punësimit në bazë të moshës. Ratelband është një trajner në programimin neurolinguistik.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219