Një kërkesë të çuditshme kishte hoxha i xhamisë së Lezhës, një kërkesë të cilën ia paraqiti ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.
Gjatë forumit qytetar për sigurinë publike ai kërkoi që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.
Por në përgjigjen e saj diplomatja u shpreh se Bashkimi Europian nuk e paranon dënimin me vdekje.
“Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet musliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush”, tha Hoxha.