INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e Holandës për kthimin e vizave, reagon drejtoresha e kufirit: “Nuk kemi pasur ankesa nga pala holandeze”

Kërkesa e Holandës për kthimin e vizave, reagon drejtoresha e kufirit: “Nuk kemi pasur ankesa nga pala holandeze”

Publikuar më: 14:42 20-08-2017

Drejtoresha e përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj ka reaguar pas lajmit se Holanda do të kthejë vizat për shqiptarët. Hajnaj u shpreh se nuk ka pasur asnjë ankesë nga pala holandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo që qëndrojnë në këtë shtet.
“Ne nuk kemi pasur asnjë ankesë nga pala holandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë shtet në kuadër të marrëveshjes Shengen”. Sipas drejtoreshës Hajnaj, në bashkëpunim me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Holandë. Reagimi i palës shqiptare vjen pas lajmit të bërë publik ku thuhet se policia në bashkëpunim me Prokurorinë holandeze i dorëzuan një kërkesë-raport qeverisë së Holandës për të rikthyer detyrimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932