Ishim mësuar të dëgjonim për kërkesat e pazakonta gjatë koncerteve të J.Lo apo Mariah Carey, por këtë herë mësuam edhe kërkesën e pazakontë të Bebe Rexhës.
Këngëtarja shqiptare, në koncertin e fundit iu ka kërkuar asistentëve t'i sjellin një qenush të vogël. Dhe kërkesa është plotësuar sa hap dhe mbyll sytë. Sapo Bebe pa qenushin të drejtohej drejt saj, e mori menjëherë në krahë duke e përkëdhelur. Me siguri kështu ka larguar paksa mallin e qenit të saj të cilin nuk ka mundësi ta marrë me vete në çdo udhëtim dhe që ia ndjen mungesën.