INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e PD-së për hetimin e Saimir Tahirit, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Kërkesa e PD-së për hetimin e Saimir Tahirit, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Publikuar më: 13:02 19-02-2018

Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për kërkesën e Partisë Demokratike.

PD kërkon që të ngrihet një komision hetimor për çështjen e ish-ministrit Tahiri. Mësohet se Kryetarët do të shqyrtojnë kërkesën e Partisë Demokratike, dhe do të marrin një vendim.

PD kërkon të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.

Komisioni hetimor për Tahirin do të ketë si objekt disa çështje, por tre më kryesoret janë:

1-Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

2-Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

3-Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588