INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa e PS-LSI për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje, Basha sulmon Ramën dhe Metën

Kërkesa e PS-LSI për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje, Basha sulmon Ramën dhe Metën

Publikuar më: 17:51 19-04-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin e tij nga çadra ka folur për kërkesën e PS-LSI, për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve.

“Kodi zgjedhor thotë se sot në mesnatë duhet të regjistrohen koalicionet. Këta menduan se shqiptarët si dele dhe opozita do të priste që të merrte hanxharin nga krimi dhe droga. Ligji është ligj, veçse kur do Rama dhe Meta. Kjo është fytyra e vërtetë e Republikës së vjetër. Na dalin si ëngjëj që po shtyjmë datën për të mirën tonë. Për të mirën e shqiptarëve dhe jo të partive politike, zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë me qeveri teknike”, tha Basha.

Basha gjithashtu iu përgjigj shprehjes së Ramës, ku ky i fundit tha “Ne me bukë, ata me gurë”, duke përdorur një tjetër shprehje popullore.

“Republika e vjetër është një komplot politik me qëllim mbrojtjen e komplotit ekonomik ndaj qytetarëve shqiptarë. Qëllimi i saj është të mbulojë vjedhjen e përditshme që i bëhen 3 milion shqiptarëve nga persona me pushtet. Kjo është qeveri fasadë kriminelësh që përmes abuzimit me pushtetin vjedh miliardat e eurove.

Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët.

Sa për atë thënien, ti me bukë e unë me gurë, po të them vetëm një shprehje “Nuk lahet mjalti me....shllirë”. Ke vetëm një rrugë që atë mjalt të mos e hash vetë. Është rruga e vetme të largohesh, sepse je arkitekti i republikës së vjetër”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0030860900878906