INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa fisnike e Thaçit:

Kërkesa fisnike e Thaçit: "Shqipëria, obligim kushtetues pajisjen e kosovarëve me pasaporta"

Publikuar më: 13:17 14-10-2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ideja e tij për pajisje me pasaportë të Shqipërisë të shqiptarëve të Kosovës është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e tyre dhe obligim kushtetues i Shqipërisë. Gjatë një interviste dhënë për DË, Thaçi tha se kërkesa e tij nuk është presion ndaj Shqipërisë por kërkesë fisnike dhe humane.
“Pas izolimit klasik që u ka bërë BE-ja qytetarëve të Kosovës dhe mbylljes së çdo vrime të shpresës që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, ne duhet të kërkojmë që këtë problematikë ta zgjidhim edhe në rrafshin kombëtar aq sa mund të zgjidhet. Kërkesa ime është e drejtë kushtetuese dhe ligjore duke respektuar kushtetutën e Kosovës por është edhe e drejtë dhe obligim kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë”-deklaroi kreu i shtetit kosovar gjatë intervistës. Sipas tij politikanët janë të pajisur me pasaporta shqiptare e se te privuar janë studentët e qytetarët e thjeshtë.
“Ne duhet të jemi realistë, të gjithë njerëzit e politikës në Kosovë duke përfshirë bartësit e institucioneve, ministrat, deputetët, elitat në Kosovë, të gjithë kanë pasaporta shqiptare dhe në të njëjtën kohë kanë edhe shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu mund të marrin shumë shpejtë viza në ambasadat në Kosovë. Por, kush janë të privuar nga e drejta për lëvizje të lirë, studentët, janë nganjëherë edhe njerëzit e biznesit, janë qytetarët e rëndomtë. Prandaj, Shqipëria mendoj se duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer obligimet e saja kushtetuese”-shprehet Thaçi. Sipas tij ky mund të jetë një vendim që më tepër ka karakter fisnik dhe human.
Hashim Thaçi
Kërkesa ime nuk është presion ndaj Shqipërisë por është nevojë, kërkesë fisnike dhe shumë humane. Shqipëria mendoj se do të sillet përgjegjshëm dhe përsëri kërkesa ime është edhe me e fuqishme sot që edhe Presidenti Meta edhe kryeministri Rama të jenë në kryerje të obligimeve kushtetuese dhe ligjore por edhe të përgjegjësive kombëtare që t’ua lehtësojnë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë nëpër zonën Shengen. Shqipëria e ka obligimin kushtetues dhe ligjor, ndërsa ne e kemi të drejtën kushtetuese dhe ligjore. Derisa është diçka e lejueshme me kushtetutë dhe ligj, atëherë duhet të jetë e pranueshme edhe në veprim institucional qeveritar të të dy vendeve.
Presidenti Thaçi ka akuzar sërish BE se po tregohet e padrejtë me Koosvën përsa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
“BE-ja jo që nuk ka qasje të merituar në raport me Kosovën, por ka qasje diskriminuese në raport me Kosovën, në raport me politikën e Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës, prandaj ne kemi kërkuar që kjo qasje të ndryshojë në mënyrë drastike”-deklaroi kreu i shtetit të Kosovës ndërsa shtoi se BE nuk ka asnjë vizion për vendin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717