INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesat e larta për kartat e identitetit, Ministria e Brendshme: Zyrat e aplikimit të hapura çdo të shtunë

Kërkesat e larta për kartat e identitetit, Ministria e Brendshme: Zyrat e aplikimit të hapura çdo të shtunë

Publikuar më: 12:19 16-08-2019

Në verë me rritjen e numrit të emigrantëve shtohen dhe kërkesat për karta të identitetit dhe pasaporta biometrike. Për t’ju ardhur në ndihmë emigranteve dhe qytetareve, Ministria e Brendshme ka vendosur që zyrat e aplikimit të jenë të hapura edhe të shtunën.

Ky është lajmërimi që ka bërë zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda.

“Me një urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve por edhe emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të aplikuar për pasaporta biometrike, çdo të shtunë tashmë, zyrat e shërbimit të qytetarëve janë të hapura dhe qytetarët mund të shkojnë dhe të aplikojnë, edhe jashtë orarit zyrtar’’, shprehet Voda.

Gjithashtu Voda kërkon qe te gjithë qytetarët që të vazhdojnë të aplikojnë edhe për karta identiteti dhe ti kryejnë në kohë që të shmangen radhët e gjata.

‘’Ju lutem vazhdoni të aplikoni jo vetëm për pasaporta biometrike, por edhe për karta identiteti pasi që nga muaji tetor, nëse ju nuk do të keni edhe kuponin e aplikimit për kartën e re të identitetit, do të jetë shumë e vështirë që t’ju ofrohet një shërbim me kartën e vjetër’’, përfundon fjalën zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893