Kryeministri Edi Rama ka postuar një njoftim, i cili është publikuar nëpër Fakultete. Bëhet fjalë për një njoftim, ku thuhet se të gjithë studentët nga data 9 janar duhet të dorëzojnë dokumentacionin për të përfituar nga reduktimi i tarifës së shkollimit.
Sipas njoftimit, në datën 10 janar fillon dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e bursave. Në komentin e kryeministrit referuar këtij njoftimi, Rama thotë se “studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak”.
Ndërkohë kreu i grupi parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se Edi Rama gënjen, se po nuk gënjeu, vdes.
“Edi Rama gënjen për 8 kërkesat thonë studentët.
Po sigurisht!
Se po nuk gënjeu Rama vdes!!!”