INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kërkesat për azil, të shqiptarëve. Sa pak kanë përfituar...[VIDEO]

Publikuar më: 15:37 18-08-2017

Vetëm në vitin 2016-ën  numri i shqiptarëve që kërkonë azil në vendet e BE arriti në 43. 265, por vetëm 3.17% e tyre janë pranuar. Pra për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët  në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm 1.
Sipas të dhënave nga Eurostat, bie në sy që vendi që ka raportin më të larta të kërkesave të pranuara për azil nga shqiptarët është Italia, ku në 225 kërkesa gjatë 2016-ës janë pranuar 100 prej tyre, ndërsa më të ultin e ka Gjermania, që edhe pse ka marrë 32 mijë e 100 kërkesa ka pranuar vetëm 170 prej tyre. Italia për 2016-n ka pranuar vetëm 39% të totalit të kërkesave për azil. Po gjithësesi numri i kërkesave për azil në Itali ka qenë shumë herë më i ulët se në Gjermani. Për çdo 150 kërkesa për azil në Gjermani, bëhej një kërkesë në Itali.
Pas Italisë numrin më të lartë të pranimit të kërkesave për azil e mban Anglia, ku në 1.090 kërkesa janë pranuar 235 prej tyre apo 21.5 për qind e totalit.  E treta në renditje për kërkesat e pranuara është Franca, i cili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Nga 5,330 kërkesat për azil janë pranuar 750.
Më pas renditen, Austria me 3.5% të kërkesave të pranuara, Suedia me 3.41% dhe Irlanda me 2.9%.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083