INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkim ndërkombëtar për burrin e ish – gjyqtares Majlinda Andrea

Kërkim ndërkombëtar për burrin e ish – gjyqtares Majlinda Andrea

Publikuar më: 12:54 28-07-2016

Interpol Tirana kërkon “ndihmën” e vendeve të tjera për arrestimin e Odhise Andrea. Mësohet se Interpol ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi Odhise Andrea, bashkëshorti i ish-gjyqtares së Gjykatës së lartë Majlinda Andrea. Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se Interpol Tirana kërkon ndihmën e policive të vendeve të tjera për arrestimin e Andreas, veçanërisht të Italisë, ku dyshohet se mund të jetë fshehur.
Odhise Andrea së bashku me gruan, Majlinda Andrea u larguan nga Shqipëria një ditë para vendimit për arrestimin e tij. Gjyqtarja e pezulluar u rikthye në Shqipëri nga Italia, ndërsa burri i saj jo.
Odhise Andrea akuzohet se përmes sekserit Petraq Dashi ka marrë 50 mijë euro, që e shoqja të jepte një vendim në favor të Ilia Çabirit dhe Eleni Linos, për njohjen e pronësisë së rreth 40 hektarëve tokë në Butrint.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998