Kërkohej në Francë për mashtrim por një shtetas italian arrestohet në Rinas.
Në pranga ka rënë shtetasi Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
41-vjeçari po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetasin Italian do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.