INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohet arrest me burg për Presidentin e “Kastriotit”, dhunoi gazetarin

Kërkohet arrest me burg për Presidentin e “Kastriotit”, dhunoi gazetarin

Publikuar më: 14:25 11-05-2016

Kërkohet arrest me burg për Alban Voglin. Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Presidentin e ekipit të “Kastriotit”, i cili akuzohet se dhunoi gazetarin Eduard Ilnica për shkak të detyrës. Në mesditë ai ndodhej në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë. Alban Vogli u arrestua një ditë më parë pas dëshmisë së gazetarit të sportit i cili tregoi momentet e tmerrit që kishte përjetuar mbrëmjen e 9 majit 2016 pranë një lokali në rrugën “Muhamet Gjoshella” në Tiranë
Por çfarë thotë gazetari Eduard Ilnica pas dhunës së ushtruar:
Ishin një grup prej 4-5 vetësh. Sapo e pashë Alban Voglin e njoha sepse kisha bërë montazhin e videos për dhunën në stadium. Donin të më fusnin me zor në Tuareg, por jam mbajtur fort pas një makine të vjetër. Ata për dy minuta kanë qëlluar brutalisht ndaj meje, ndërkohë që unë po rezistoja për të mos hyrë në makinë. Mendova më të keqen. Ata po më masakrojnë këtu imagjino çfarë mund të më ndodhë brenda në makinë. Mendova se po të më fusnin aty mbase do të më eliminonin fizikisht”.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652