INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Haradinaj

Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Haradinaj

Publikuar më: 08:08 24-08-2018

Pas zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj sipas zyrtarëve opozitarë, nuk mund të jetë edhe më kryeministër për shkak të ndërhyrjes së tij në sistemin e drejtësisë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është detyrë qytetare dhe obligim politik të kërkohet dorëheqja e Haradinajt.
Edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar që urgjentisht të hidhet në votim mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436