“DailyMail”, shkruan se për yllin e ri të “Galaktikëve” janë të interesuara plot 20 klube të tjera në Evropë.
Menaxheri i Mançester Junajtid, Hoze Murinjo, është i gatshëm të ofrojnë plot 45 milionë euro për Marco Asensio, i cilësuar si një nga talentet më premtues ditët e sotme në futboll.
Asensio është pjesë e gjigandëve spanjollë, Realit të Madridit, të cilët vështirë ta lënë 21-vjeçarit të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit.
Madrilenët e blenë Asension nga Majorka për vetëm 3 milion euro në vitin 2014 por më pas e huazuan tek Espanjoli, ndërsa së fundmi lojtari është kthyer në Madrid duke bindur për të gjetur një vend në formacionin e parë, madje derimë tani ai ka zhvilluar 23 paraqitje për klubin këtë sezon.