37 vjeç dhe me vetëbesimin e hekurt, Zlatan Ibrahimovic është njeriu që nuk refuzon të largohet nga lajmet bombastike.
Së fundmi po diskutohet për transferimin e lojtarit tek dy nga klubet më të mëdha në Europë, Milan dhe Real Madrid. Zlatan Ibrahimoviç, i cili pas dëmtimit të rëndë të pësuar me Manchester United zgjodhi të luajë në Major League Soccer me LA Galaxy, në 25 ndeshje të zhvilluara ka mundur të shënojë 22 gola.
Sipas medies spanjolle, klubi “merengues” mendon që të sigurojë shërbimet e Ibrahimoviç në muajin janar, për të rritur forcën sulmuese të Realit të Madridit në këtë fillim aspak të mirë të sezonit.
Më poshtë është dhe asist-i i fundit që ai ka dhënë për shokun e skaudrës, i cili e ka finalizuar me një gol spektakolar.