INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohet për vrasjen e avokatit grek, shqiptari nuk ndalon me krimet. Vjedh argjendarinë dhe qëllon...

Kërkohet për vrasjen e avokatit grek, shqiptari nuk ndalon me krimet. Vjedh argjendarinë dhe qëllon...

Publikuar më: 12:36 02-02-2019

Një 32-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili njihet si një nga kriminelët më të kërkuar për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos, ka vjedhur së fundmi një argjendari.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në Ambelokipi. Mediet greke shkruajnë se 32 vjeçari është Eno Mata, në bashkëpunim me një person tjetër kanë grabitur dyqanin e argjendarisë. Mata është identifikuar nga kamerat e sigurisë pasi ka qenë i pamaskuar dhe ka qëlluar vajzën e pronarit të argjendarisë.

Përveç vrasjes së avokatit grek  Mihalis Zafiropulos, që Eno Mata  kreu bashkë me  një person tjetër Ibrahim Brahimaj , mësohet se 32-vjeçari shqiptar ka kryer dhe vjedhje të tjera , në dyqane bizhuterish dhe një bankë në Messina ku më pas ai ishte arratisur më makinë në Messini. Në vjedhjen e kryer në  një dyqan argjendarie në Zagrafou të ndodhur në vitin 2018-të , ai kishte lënë një shënim me pseudonimin “Maradona Fluturues”  në të cilën ai thoshte se  s’kishte të bënte me rastin e vrasjes së Zafeiropoulos për policinë ku vinte në dijeni se është hajdut, por  jo vrasës.

Article Logic
Execution time: 0.0037868022918701