INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkoi shumë para, Georgina e Ronaldos zbulon përse vendosi të marrë pjesë në “Sanremo”! [FOTO]

Kërkoi shumë para, Georgina e Ronaldos zbulon përse vendosi të marrë pjesë në “Sanremo”! [FOTO]

Publikuar më: 20:34 31-01-2020

Partnerja e Cristiano Ronaldos ka pranuar të marrë pjesë në festivalin “Sanremo”, ndonëse u përfol për probleme me pagesën. Pjesëmarrja u konfirmua nga fotografitë gjatë provave me producentin Amadeus. Në një intervistë për revistën e njohur italiane ‘Grazia’, Georgina Rodriguez ka rrëfyer arsyen që e shtyu të marrë pjesë në festival duke thënë:

“Nëna ime gjithmonë na vinte të dëgjonim muzikën e Laura Pausini, Eros Ramazzotti dhe Tiziano Ferro dhe me këtë muzikë unë u rrita. E dua kulturën italiane. ‘Sanremo’ një hap i rëndësishëm për mua. Unë jam një person i njohur por dua me të vërtetë të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali. Pse e pranova? Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur”.

31jn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381