Një avion privat ka kërkuar të ulet në aeroportin “Aleksandri i Madh” të Shkupit, por është zhdukur nga radarët. Avioni i nisur nga aeroporti i Trevisos ka komunikuar me kullën për t’u ulur në pistën e aeroportit por është zhdukur nga radarët pak çaste më pas. Banorët e fshatit Vetersko të Velesit kanë thënë për mediat vendase se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas kanë parë avionin në flakë.
Ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kërkojnë për gjurmët e avionit në afërsi të aeroportit.