Një vit përpara zgjedhjeve lokale kanë nisur dhe të qarkullojnë emrat e parë të kandidatëve të mundshëm për bashkitë. Tirana është qyteti që merr më shumë vëmendje dhe çdo lajm rreth kandidatëve bën xhiron në rrjet.
Ka qenë fotografi i Kuvendit Agim Rama, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka “nominuar” deputetin Nard Ndoka si rival i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Agim Rama:
“Do më pëlqente që Nard Ndoka të ishte gjetje e opozitës për rival më Lalin Erin në Tiranë”.
Ka ndërhyrë direkt me batutat e tij pikante kreu i demokristianëve Nard Ndoka.
Nard Ndoka:
“Agim kam punuar kryetar bashkie kur lali shiste fiq”.