INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkon kapjen e ‘peshqve’ të mëdhenj por Donald Lu largohet nga Shqipëria

Kërkon kapjen e ‘peshqve’ të mëdhenj por Donald Lu largohet nga Shqipëria

Publikuar më: 09:52 25-05-2018

Erdhi në Shqipëri që të shërbente dhe mesazhin e parë e përcolli në gjuhën shqipe. Donald Lu trazoi jo pak politikën dhe drejtësinë gjatë shërbimit të tij në Shqipëri. Por Shtëpia e Bardhë ka lajmëruar largimin e tij nga Shqipëria, në një moment delikat që po kalon vendi ynë. 

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh dhe njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit.
Ambasadori që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë.
Donald Lu nuk përtoi për asnjë moment por foli ‘troç’ për gjithçka dhe për çdo kënd, pa kursyer asnjë emër të zyrtarëve. Donald Lu do të mbahet mend për togfjalëshin “Peshku i madh”. Ndaj kërkesa për kapjen e tyre dhe vënia përpara drejtësisë është artikuluar shumë shpesh. Por tashmë kur ‘peshqit e mëdhenj’ në fakt nuk janë vënë në pranga, edhe pse politikanë të lartë janë larguar nga politika, Donald Lu ikën nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939