Rob Kardashain dhe Blac Chyna, dy emra të njohur tashmë për publikun, pas ndarjes së tyre janë përfolur se kanë probleme me pagesat e vajzës 2-vjeçare, Dream.
Rob thotë se Chyna ka më shumë para se ai, sipas një një dokumenti zyrtar, kështu që ajo duhet ta paguaj atë për kostot e vajzës dhe të gjitha shpenzimet.
Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ beson se Blac vlen më shumë se ai tani, pasi ajo është më e ‘pasur’ se ai.
Rob pretendon që modelja ka përfituar shumë nga dramat e saj në publik. Sipas dokumentave, Chyna përfiton rreth 60 mijë dollarë në muaj.
Ai thotë që të ardhurat e tij që nga koha e ndarjes kanë ardhur duke zbritur nga 100 mijë dollarë në 10 mijë.
Me keto deklarata të bëra publike tashmë, djali i familjes Kardashian kërkon që të jetë ai që do të marrë suport financiar nga Blac për vajzën.