INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkoni vizë për në SHBA? Ambasada amerikane ka një lajm për të thënë

Kërkoni vizë për në SHBA? Ambasada amerikane ka një lajm për të thënë

Publikuar më: 17:21 18-04-2017

Paçi fat!

Bizneset e hotelierisë dhe restorantet shpesh përballen me vështirësitë për të gjetur punonjës amerikanë, për këtë arsye ndihma më e madhe vjen nga punonjësit nga jashtë.

Amerikanët mbështeten tek krahu i punës që vjen nga jashtë përmes një sitemi vizash punësimi të përkohëshëm që njihet si H2B.

 Por një rënie e numrit të këtyre vizave këtë vit, ka shkaktuar shqetësime tek punëdhënësit se modeli i tyre i biznesit mund të jetë në rrezik.

 Përgjatë bregdetit në Masaçusets, pranvera dhe vera vijnë më vonë se në pjesët e tjera të vendit. Këtu është qetësi deri në ardhjen e turistëve, thotë Jane Nichols Bishop e cila ndihmon në gjetjen e punëtorëve sezonalë me viza H2B, shkruan VOA.

“Dua të them me shaka se kemi më shumë peshkaqenë të bardhë se sa individë që kërkojnë punë në Kepin Kod (Cape Cod).”

Detyra e Jane-t është të ndihmojë pronarët e biznesve lokale të sigurojnë punonjës sezonalë me viza H2B nga vende si Xhamejka dhe Filipinet.

“Kush do pastrojë hotelet, gatuajë dhe sherbejë ushqimet apo lajë enët? Nuk kemi asnjë këtu dhe ata që janë nuk mjaftojnë.”

Allen Sylvester menaxhon një biznes që jep me qera tenda në Kepin Kod. Ai thotë se është e vështirë të gjesh amerikanë të punësohen vetëm për pesë muaj në vit.

“Pyetja e parë që shtrohet nga të gjithë është se çfarë do të bësh për të gjetur punonjës?”

Shto edhe rënien katër herë të numrit të mundëshëm të punonjësve sezonal me viza H2B dhe biznese si ky, që nuk u pajis me punonjësit e huaj që kishte kërkuar, mund të pësojë humbje deri në 20 përqind të të ardhurave vjetore. Ai thotë se punonjësit sezonalë janë e vetmja alternativë.

“Duhen plotësuar shumë dokumente dhe nuk ka tjetër alternativë. Pronarët e bizneseve nuk do vareshin nga programi H2B i vizave sezonale po të kishte një mënyrë tjetër.”

Bizneset e varura nga programi i vizave sezonale, të cilët duhet të tregojnë fakte në përpjekjet për të rekrutuar punonjës amerikanë, ofruan 3 mijë aplikime për punonjës të huaj në janar, por vetëm një pjesë janë miratuar.

Madje, disa prej bizneseve që përfituan, thotë menaxheri i hotelit “Coonamessett Inn” Jim Underdah, disa probleme në sistem kanë vonuar ardhjen e tyre.

Mes kësaj pasigurie, thotë ai, disa biznese zgjedhin strategjinë e punësimit gjatë gjithë vitit edhe pse nuk kanë nevojë për punonjës pas sezonit.

“Nuk dua të humbas punonjës, ndaj mbaj njerëz që punojnë 40 orë në kuzhinë për periudhën e dimrit, dhe ata nuk do të më braktisin. Do të thonë, ai po na trajton mirë dhe me ardhjen e pranverës vijnë edhe ta.”

Por bizneset që nuk e përballojnë dot këtë model, shpresojnë për një përpjekje të minutës së fundit që ligjvënësit të riautorizojnë para 28 prillit ligjin për punonjësit sezonalë, të cilit i përfundoi afati shtatorin e kaluar.

Ideja është se kjo mund të jetë pjesë e buxhetit federal për vitin fiskal 2017 ose në të kundërt ata do të paguajnë haraçin.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717