INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkuan që Shqipërisë t’i kthehen vizat! A do jenë këto vende pro votimit për të çuar Shqipërinë në BE? Ja si përgjigjet Armand Shkullaku

Kërkuan që Shqipërisë t’i kthehen vizat! A do jenë këto vende pro votimit për të çuar Shqipërinë në BE? Ja si përgjigjet Armand Shkullaku

Publikuar më: 18:47 18-04-2018

Para disa javësh Franca, Holanda dhe disa vende të tjera të BE-së, kërkuan që Shqipërisë t’i kthehen vizat. Shkak për këtë u bë pikërisht rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare si trafiku i drogës, trafiku njerëzor etj.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv gazetari i njohur Armand Shkullaku, është pyetur nga drejtuesit e emisionit lidhur me problemet që këto shtete mund të na shkaktojnë në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Sipas gazetarit kjo çështje përbën problem, por kthimi i vizave nga zona e Shengenit nuk është vetëm për shqiptarët .

“Rikthimi në idenë e rivendosjes së kufijve sigurisht do të preki më shumë ato shtete që nuk do të ofrojnë siguri në lëvizjen e qytetarëve të tyre dhe Shqipëria është një ndër këto vende”, është shprehur Shkullaku.

Sipas tij problemi që e shqetëson më shumë Europën është qarkullimi i terroristëve dhe jo azilkërkuesit apo droga.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559