INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kerry: Shqipëria në drejtimin e duhur, Rama: Reforma në Drejtësi miratohet në pranverë

Kerry: Shqipëria në drejtimin e duhur, Rama: Reforma në Drejtësi miratohet në pranverë

Publikuar më: 13:19 14-02-2016

Pasi la Aeroportin e Rinasit, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry është drejtuar për në zyrën e Kryeministrit Edi Rama, ku është pritur nga hopmologu shqiptar Ditmir Bushati. Takimi që ka zgjatur për rreth 15 minuta, i parapriu takimit kokë më kokë mes Sekretarit të Shtetit Kerry dhe Kryeministrit Shqiptar Edi Rama. Takimet e dy delegacioneve u zhvillua pak përpara mbajtjes së konferecës së përbashkët për shtyp në selinë qeveritare. Mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit ishte i qartë:

“Vendi është në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor”.

Por ajo që i ka bërë  më shumë përshtypje John Kerry-t,  është hartimi i ndryshimeve ligjore për proçesin e dekriminalizimit të posteve publike.

 “Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkuruajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama konfirmoi që pjesë e bisedimeve ka qenë edhe reforma në drejtësi. Ai shprehu bindjen se Kuvendi do ta kalojë atë brenda muajit mars dhe këtë bindje e bazoi në inkurajimin e marrë nga kryediplomati amerikan.

“Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë në ekipin teknik të reformës. Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend i paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam besim që do t’ja dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por me SHBA në krah e bën të pakthyeshëm këtë sukses”.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049