INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kerry sjell terroristët në Shqipëri”: Irani kundër vendimit, po ju vëzhgojmë…

“Kerry sjell terroristët në Shqipëri”: Irani kundër vendimit, po ju vëzhgojmë…

Publikuar më: 11:14 17-02-2016

Zëri i Amerikës publikoj arësyen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry më 14 Shkurt në Tiranë: “Falenderim për qeverinë shqiptare për strehimin e 2 mijë Muxhahedinët”. Por ky lajm solli reagimin e Iranit zyrtar nëpërmjet një artikulli të gjatë nga radioja shtetërore.  Në shkrim thuhet qartë se Kerry po dërgon në Shqipëri terroristët muxhahedinë.  Radioja shtetërore iraniane jep dhe arësyet se përse u zgjodh Shqipëria për të transferuar muxhahedinët.

“Me ndërmjetësimin e Amerikës, u zgjodh Shqipëria që të jetë vendi i ardhshëm për pranimin e terroristëve të organizatës “Muxhahedine Khalk”. Faktor tjetër që ndikoi në dërgimin e terroristëve të Muxhahedine Khalk në Shqipëri ishin edhe ligjet shqiptare të cilat dallojnë nga ligjet e vendeve të tjera evropiane dhe u japin mundësi krerëve terroristë të Muxhahedine Khalk që të kontrollojnë në mënyrë të ashpër pjesëtarët e kësaj organizate”.

Radio Irani përmend shërbimet sekrete dhe ka botuar foto të shumta të pjesëtarëve të opozitës në disa vende të Shqipërisë, si në rrugë, autobusë urbanë por edhe në kampin shtetëror në Babrru. Ky është një sinjal i qartë se çdo lëvizje e grupimit opozitar Iranian në vendin tonë shikohet dhe përgjohet nga Teherani.

“Përveç kësaj, kohëve të fundit burimet informative kanë bërë të ditur se po bëhen përpjekje të mëdha që në Shqipëri të transferohen edhe disa pjesëtarë të grupit terrorist Muxhahedine Khalk që janë të përndjekur nga Interpoli dhe disa prej tyre janë persona shumë të afërt me Masud Raxhafi, kreun e grupit terrorist Muxhahedine Khalk si shefja e gardës së sigurisë së Raxhavi, Fatemeh Vatankhah Rahmani e njohur me nofkën “Sima Vatankhah, “Zhaleh Mahram Nia, anëtare e zyrës së Masud Raxhavi dhe “Roqaieh Abbasi” e njohur me nofkën “Raana”. Kjo dëshmon qartë se edhe kreu i organizatës terroriste Muxhahedine Khalk po përgatitet të transferohet në kampin e Shqipërisë”.

Pjesëtarët e “Frontit të Rezistencës”, janë opozitarë të regjimit iranian, ndërsa krijuar rezistencën e tyre në Irak me mbështetjen e Sadam Hyssein.

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594