INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KESH humbje të mëdha, në tre muaj të ardhurat bien me 71%

KESH humbje të mëdha, në tre muaj të ardhurat bien me 71%

Publikuar më: 13:03 19-07-2017

Të ardhurat e KESH kanë rënë me 71% gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Mësohet se shkak për këtë është mungesa e reshjeve të shiut përgjatë muajve të fundit, duke ndikuar direkt në bilancin financiar të Koorporatës. Por kjo situatë pritet të ketë një efekt zinxhir edhe tek kompanitë e tjera të sektorit, sidomos për OSSHE. Ndërkohë pak ditë më parë KESH ka trefishuar shpenzimet për importet energjisë në krahasim me një vit më parë, për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) raportoi se të ardhurat në tremujorin e parë të vitit 2017 ishin vetëm 1.8 miliardë lekë në krahasim me 6.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie 71%.

Rënia e të ardhurave dha efekte zinxhir edhe në rënien e fitimeve. Në tremujorin e parë, fitimet neto të KESH ishin 446 milionë lekë, me një rënie vjetore 3%.
Edhe pse moti ka vënë në vështirësi aktivitetin e KESH-it, i cili pjesën dërrmuese të të ardhurave i nxjerr nga shitja e energjisë që prodhohet nga HEC-et, kryesisht mbi lumin Drin, Korporata ka siguruar një fitim neto prej të paktën 3,2 milionë eurosh për tremujorin e parë. Sipas të dhënave nga pasqyrat financiare, KESH vijoi të mbartë detyrime në formën e overdrafteve ndaj bankave në vlerën e 30 miliardë lekëve.
Ndërkohë baseni i Fierzës është drejt kuotave minimale me 271 metër, ndaj furnizimi i vendit me energji nga importet do të vijojë deri në reshjet e bollshme.
Në një situatë të përkeqësuar financiare do të jenë dhe bizneset private të energjisë. Kompanitë e sektorit që vitin e kaluar patën rezultate të mira financiare për shkak të reshjeve duket se nuk do të jenë më në këto kushte. Uji është lënda e parë që siguron të ardhurat e tyre, ndaj ky vit i thatë do të vërë në vështirësi shumë prej tyre, shumica e objekteve janë ndërtuar me kredi bankare dhe mungesa e të ardhurave për shkak të prodhimit të limituar do të krijojë vështirësi në shlyerjen e kësteve në afate.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047