INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilla bukurie nga VIP-at! A funksionojnë vërtetë?

Këshilla bukurie nga VIP-at! A funksionojnë vërtetë?

Publikuar më: 17:00 21-05-2016

Kur vjen fjala te pjesa e bukurisë, të gjithë i besojmë njerëzve të famshëm me sy mbyllur. Por cilat janë këshillat më të çuditshme që kemi dëgjuar prej tyre? Dhe a funksionojnë vërtet?

Provuam 5 nga këshillat më të çuditshme që ofrojnë ata.

1. Megan Fox është e famshme për bukurinë, si dhe për formën e saj trupore. Këshilla që ofron ajo për një trup sa më elegant është të pish uthull molle për dobësim.
Uthulla e mollës ka një shije shumë të theksuar dhe është shumë e fortë. Nuk e rekomandoj pasi është më e fortë se sa duhet per stomakun.

2. Cindy Crawford është e famshme per lëkurën e saj te pastër dhe të hidratuar. Cfarë ofron ajo si këshillë bukurie është përdorimi i qumështit për hidratimin e fytyrës.
Për këtë arsye dhe unë mora një shishe të vogël plastike dhe vendosa aty brenda qumësht me pak ujë dhe e aplikova në fytyrë të pastër. Përdorimi i qumështit vërtet hidraton lëkurën, por sigurohuni që nuk do lëvizni jashtë shtëpisë sepse era nuk eshte dhe aq e këndshme.

3. Miranda Kerr, supermodelja e famshme përdor zbutësin e buzëve për të theksuar sytë. Sigurisht që është dicka që nuk e kishim menduar si funksion për zbutësit e buzëve, por vertët është një këshillë shumë e këndshme dhe funksionon.

4. Jennifer Lopez që është e famshme për vokalin e saj, dhe për formën fantastike trupore. Ajo na ofron një këshillë mbi çfarë të bëjmë për të prerë oreksin. Ajo nuhat për 15 minuta një portokall dhe sipas eksperiencës së saj, i pritet oreksi për të ngrënë. Epo, duket vërtet shumë interestante, por pasi kaluan ato 15 minuta përfundova duke ngrënë portokallin.

5. Julia Roberts, një nga aktoret më të famshme, zhyt duart e saj në vaj ulliri për t'i zbutur ato. Një nga këshillat efektive që jep rezultat të menjëhershëm. Një rekomandim 100% për lëkurë si mendafsh.

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896