INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilla për të krijuar fjalëkalime që mbahen mend lehtë dhe të vështira për t'u vjedhur

Këshilla për të krijuar fjalëkalime që mbahen mend lehtë dhe të vështira për t'u vjedhur

Publikuar më: 11:05 13-02-2017

Fjalëkalimi është si një “kamzhik” në botën moderne, duke qënë se përdoret për gjithçka, nga përdorimi i laptop-it, tek banka apo kur bëni blerje online.

Për këtë jemi gjithmonë në kërkim të fjalëkalimeve të cilat janë të lehta për t’u kujtuar, por të vështira për t’u gjetur nga të tjerët. Për këtë ne kemi disa këshilla:

 

Ndaloni të tjerët t’iu lexojnë mendjen
Një fjalëkalim i zakonshëm nuk është aq i sigurt sa mendoni, kur 1/3 jonë përdorin datën e lindjes, adresën, emrin e maces apo qenit etj. Kjo do të thotë se një haker mund të zhbllokuar fjalëkalimin tuaj sekret më shpejt sesa e kishit menduar.

Përforconi kujtesën!
Sipas Kampionit të Memorjes në librin Guinness, për 8 herë rradhazi, Dominic O’Brein, nëse mbani mend emrin, mund të mbani mend edhe një PIN. Përdorni imagjinatën! Kur bëhët fjalë për fjalëkalime, ajo që ju duhet është të krijoni një imazh në kokë, dh eta ktheni atë në një sekuencë imazhesh lidhur me numrat apo emrat që përdorni. Imazhi juaj duhet të ketë një kombinim të tre elementëve si: lidhja, vendodhja dhe imagjinata.

Ruani fjalëkalimet dhe PIN-et në një vend të sigurt
Tregohuni gjithmonë i kujdesshëm ndaj emaileve të rastësishme ose telefonatave të cilat ju kërkojnë të jepni të dhënat tuaja personale ose numrat e kartës. Mbajeni këtë informacion sekret. Tregohuni të matur në dhënien e informacionit tuaj personal dhe mos ia jepni personave që nuk i njihni. Banka juaj dhe policia nuk do t’ju kontaktonin kurrë qe të kërkonin zbulimin e informacionit të PIN-eve ose fjalëkalimeve tuaj.

Perdorni i nje software-i per menaxhimin e fjalëkalimeve
Sistemet për menaxhimin e fjalëkalimeve ofrojnë një siguri të lartë, në të cilin fjalëkalimet mund të ruhen dhe shpesh ato mund të kalojnë automatikisht në faqen ku kërkohet dhënja e një fjalëkalimi. Avantazhi i madh: Përdoruesi duhet të mbajë mend një fjalëkalim, domethënë atë për fjalëkalimin e Safe-t. Vegla falas Lastpass është një menaxhues i fjalëkalimeve gjithashtu.

Përdorni menaxher fjalëkalimi
Programe si LasPass (falas) apo 1Passëord (2.99 apo 49 dollar në muaj), të cilat ua ruajnë fjalëkalimet, prodhojnë fjalëkalime të sigurta të rastit për ju, dhe i sinkronizojnë ato nëpër pajisje të shumëfishta.

Shkarkojeni menaxherin e fjalëkalimit, instalojeni atë në desktop (e më vonë edhe në celular) dhe filloni ta përdorni. Madje nuk keni nevojë t’i ndryshoni të gjitha fjalëkalimet në të njëjtën kohë: menaxheri do t’ju njoftojë kur të kyçeni, dhe do t’ju pyesë nëse dëshironi ta ruani fjalëkalimin e ri.

Krijoni një kopje rezervë (Back-up) në një hard drive të jashtëm.
Çdo gjë që keni në kompjuter duhet të ruani në një hard drive tjetër të ndarë fizikisht nga kompjuteri, që nëse më e keqja ndodh dhe humbni çdo gjë, do të jeni në gjendje t’i ktheni ato.

Article Logic
Execution time: 0.0042479038238525