Një krevat i ri është përhapur në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale. Ky krevat ka diçka të veçantë, pasi në më pak se 1 minutë rregullohet vetë.
Disa e kanë quajtur si “shpikja më përtace”, por ka nga ata që thonë se e duan për vete. “Krevati Ohea i zgjuar” është i pajisur me një pajisje që automatikisht e rregullon atë, kur ju të jeni zgjuar.
Atij i duhen 50 sekonda për t’u rregulluar, dhe mund të bëhet në mënyrë automatike apo manuale.
Mënyra automatike do të thotë që krevati rregullohet sapo njeriu të ngrihet nga aty. Ndërsa manuale do të thotë se ai që ka një krevat të tillë, duhet të shtypë një buton, që më pas të rregullohet.
Gjithashtu, krevati nuk është i përshtatshëm për çarçafët, jastëkët dhe batanijet normale. Në këtë mënyrë, përdoruesit i duhet të blejë materialet që shkojnë me pajisjen.